MENU
klinika

Zgjedhjet e 17 dhjetorit

Analisti: Vuçiç do të vjedhë masivisht vota…

05.12.2023 - 10:30

Analisti Fatmir Sheholli ka parashikuar protesta masive pas zgjedhjeve në Serbi, që do të çojnë në rrëzimin e presidentit aktual Aleksandër Vuçiç nga pushteti.

Shesholli tha se në zgjedhjet që priten të mbahen së shpejti pritet që të ketë vjedhje masive të votave nga ana e Vuçiç, pasi sipas tij, kjo është e vetmja mundësi që ai të qëndrojë në pushtet.

Ai tha gjithashtu se situata e krimit dhe vrasjeve në Serbi është shumë e rënduar, gjë që do të ndikojë në ndezjen e revolucionit.

“Ka shumë arsye pse kërkojnë ta përmbysin pushtetin e Vuçiçit. Në vitin 2000 askush s’ka menduar se mund të rrëzohet një njeri si krimineli Millosheviç, mirëpo ka ndodhur, me një revolucion të jashtëzakonshëm. Vuçiç është në pushtet tash e 11 vite.

Nga opozitarët që në Serbi zyra jonë në Beograd ka kontakte, na kanë treguar në bazë të hulumtimeve, se kësaj radhe në sondazhe Vuçiç nuk ka qëndruar ashtu si ka qëndruar më herët. Sepse është shkalla e korrupsionit të shtuar në nivele të larta, shkalla e krimit dhe vrasjes së njërëzve.

Nëse keni dëgjuar për rastin Belligu, që është me një grup duke vijuar gjykimin ndaj tij dhe ai thirret në emër të partisë të Vuçiçit dhe mos të tregoj të gjitha ngjarjet në Serbi… Vuçiç do të kërkojë të vjedhë jashtëzakonisht vota. Do ta shihni që më pas në Beograd do të lindë revolucion për rrëzimin e Vuçiç nga pushteti”, tha Sheholli.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!