MENU
klinika

Pista ku po hetojnë autoritetet

Atentati ndaj Entjan Nikulajt ishte i mirëorganizuar

03.12.2023 - 11:05

Hetimet për vrasjen e Entjan Nikulajt një ditë më parë në Lezhë vazhdojnë, ndërsa dhjetëra gëzhoja janë gjetur në vendin ndodhi atentati.

Sipas News24, të paktën tre persona dyshohet të kenë marrë pjesë në atentat. 40-vjeçari ishte nisur nga Shëngjini në drejtim të Lezhës dhe në zonën e njohur si Ujësjellësi, atij i kanë zënë pritë dyshohet tre persona, çka do të thotë se bëhet fjalë për një atentat të mirë organizuar.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, të paktën 20 persona janë shoqëruar. Në zonë, hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë në përpjekje për të identifikuar autorët.

Ndërsa familja Nikulaj ka hapur dyert e mortit, ata nuk kanë pranuar të japin ndonjë deklaratë për mediat. Policia po heton në disa pista, ku ajo kryesorja është gjakmarrja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në vendin e ngjarjes u gjetën 25 gëzhoja

Entjan Nikulaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi