Fatjon Dervishi, i njohur nga autoritetet holandeze me emrin Toni Margean dhe i thirrur nga rrethi shoqëror Toqe, i cili mbeti i vrarë në Shtator të këtij viti në Durrës, dyshohet se ishte i përfshirë në një nga tentativat për vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku.
Të dhënat e sjella nga autoritetet holandeze që e kanë përgjuar atë për disa vite bashke me Dejvi Gjermenin, mund të hedhin dritë mbi vrasjen e Fatjon Dervishit
Dervishi dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës në Holandë, teksa në komunikimet e zbardhura nga autoritetet atje, ai i tregon Gjermenit se si ruhej kur vinte në Shqipëri dhe askush nuk e merrte vesh që ishte kthyer.
Nga këto komunikme sipas hetuesve ka dalë edhe përfshirja që ka pasur në një nga 3 episodet e përpjekjes së bërë nga Rexhep Arapi, i njohur edhe si Kep Arapi dhe nipi i tij Algert Arapi për eliminimin e Plakut.
Hetimet e ndjekura nga hetuesit holandezë, çuan në pranga disa ditë më pare në Shqipëri Rexhep Arapin, nipin e tij dhe Dedan Gjonin, një ish-efektiv policie, i cili ishte në qeli edhe si i përfshirë në dosjen Metamorfoza 2, ku sërish rezulton të ketë siguruar kushte për një tjetër vrasje.