MENU
klinika

Takim me strukturat e policisë së Vlorës

Balla dhe Rrumbullaku japin porositë e fundit për këtë vit

29.12.2023 - 12:45

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë së Vlorës.

Mësohet se në fokus të diskutimeve mes drejtuesve të uniformave blu ishte mbarëvajtja e rendit dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit, teksa shumë qytetarë zgjedhin qytetin bregdetar për të pritur vitin e ri.

Po ashtu, gazetarja e Vizion Plus, Efrosina Plaku mëson se ministri Balla do të vlerësojë edhe punën e një punonjësi policie, i cili u plagos disa kohë më parë. Ky i fundit ndonëse jashtë shërbimi ndërhyri për të shuar një konflikt mes dy personave, por mbeti i plagosur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministri i Brendshëm flet për marrëveshjen me Italinë për emigrantët

“Mos harroni që integrimi në BE ka përfitime dhe përgjegjësi!”

Ministri Balla me strukturat në Gjirokastër

“Kur ligjet shkelen nga efektivët, pasojat janë shumëfish…”

Balla takim me strukturat e Policisë në Fier

“Policia nuk duhet të qarkullojë në lagje vetem për gjoba”