MENU
klinika

“Të ndëshkohen të korruptuarit”

Basha “thumbon” Berishën në 33-vjetorin e partisë: PD mbështet hetimet e SPAK

11.12.2023 - 20:04

Lideri i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha në fjalimin e tij në festën e 33 vjetorit të themelimit të partisë, nuk la pa thumbuar Sali Berishën. Gjatë fjalës së tij ai deklaroi se PD mbështet hetimet e SPAK ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar.

“Prandaj sot nga kjo sallë, dua të theksoj edhe një herë e mirë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për SPAK, të përgëzoj hetimet e saj ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar”, u shpreh Basha.

Basha tha se misioni i PD-së nuk ka mbaruar ende dhe se do të jetë kjo parti, ajo e cila do ta bëjë Shqipërinë. Në fund Basha bëri publike edhe prioritet e partisë së tij, ku disa prej tyre janë: Lista të hapura, vota e diasporës dhe vetingu i politikanëve.

“Kush mendon se Partia Demokratike e ka mbaruar misionin e saj, gabon rende Misioni ynë është misioni i shqiptareve: Ata sot kërkojnë një alternative ndaj këtij pushteti te kalbur nga korrupsioni.

Ata sot kërkojnë te marre fund teatri 30 vjeçar i tranzicionit, ku sa më shumë që bëjnë sikur inatosen, aq më të mëdha i kanë hallet, Sa më shumë bëjnë sikur janë kundërshtare, aq më të larta i qepin pazaret.

Shqiptarët i kanë kuptuar. I kanë kuptuar se çdo gjë që bëjnë e kanë për veten e tyre dhe asgjë në interes të Shqipërisë. Shqiptaret i njohin mire kush janë. Prandaj po I braktisin përditë e me shume. Dhe prandaj përditë e me shumë i kanë sytë nga ne. Shqiptaret po na presin”, tha ndër të tjera Basha.