Kreu i AKR-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë bërë një tjetër reagim për rastin tragjik të Liridona Ademajt, që dyshohet se u vra pas një organizimi nga burri i saj Naim Murseli.
Pacolli ka treguar për një bashkëbisedim me djalin e tij të vogël, Armanin, duke thënë se ai ka krahasuar ata që duan t’ua njollosin emrin dhe nderin e familjes me qentë endacakë.
Pas kësaj, Pacolli thotë se i ka buzëqeshur djalit të tij dhe i ka thënë të mos ndikohet nga askush dhe që të respektojë dhe bëhet i mirë me të tjerët.
“Duke fluturuar mbi Evropë, djali im i vogël Armani (diku e kishte degjuar) me tha. “Babi ata që po flasin dhe duan të na njollosin emrin, a janë ata si endacakët që lehin derisa ne po fluturojmë mbi ta, ne po fluturojmë shumë lart mbi ta”. Ai këtu e kishte fjalën për ata të cilët po tentojnë të njollosin emrin e nderin e familjes tonë. Unë u buzëqesha dhe i thashë, mos u ndikoni nga askush, vazhdoni të respektoni dhe bëhuni te mirë me të tjerët”, ka shkruar Pacolli.