MENU
klinika

Vrasja e Liridona Ademajt

Pacolli: Disa qenë endacakë duan të më njollosin emrin!

20.12.2023 - 13:19

Kreu i AKR-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë bërë një tjetër reagim për rastin tragjik të Liridona Ademajt, që dyshohet se u vra pas një organizimi nga burri i saj Naim Murseli.

Pacolli ka treguar për një bashkëbisedim me djalin e tij të vogël, Armanin, duke thënë se ai ka krahasuar ata që duan t’ua njollosin emrin dhe nderin e familjes me qentë endacakë.

Pas kësaj, Pacolli thotë se i ka buzëqeshur djalit të tij dhe i ka thënë të mos ndikohet nga askush dhe që të respektojë dhe bëhet i mirë me të tjerët.

“Duke fluturuar mbi Evropë, djali im i vogël Armani (diku e kishte degjuar) me tha. “Babi ata që po flasin dhe duan të na njollosin emrin, a janë ata si endacakët që lehin derisa ne po fluturojmë mbi ta, ne po fluturojmë shumë lart mbi ta”. Ai këtu e kishte fjalën për ata të cilët po tentojnë të njollosin emrin e nderin e familjes tonë. Unë u buzëqesha dhe i thashë, mos u ndikoni nga askush, vazhdoni të respektoni dhe bëhuni te mirë me të tjerët”, ka shkruar Pacolli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk më tha asnjë fjalë të njëjtë! Ja pse dyshova tek ai"

Vrasja e Liridona Ademajt, kushëriri i 30-vjeçares zbardh bisedën me Naim Murselin

"S’është histori parash, dinte një sekret për Naim Murselin"

Vrasja e Liridona Ademajt, gazetarja Lala ngre dyshimet