MENU
klinika

Policia jep detaje nga aksioni

Berat, goditet grupi kriminal

21.12.2023 - 13:36

Policia në Berat ka goditur një grup kriminal implikuar në veprimtaritë e armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat i aksionit është vënë në pranga një 48-vjeçar, ndërsa janë proceduar penalisht vëllai i tij dhe një i afërm i tyre.

Nga kontrollet në banesat e 3 shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, si dhe krehra dhe fishekë për këto armë.

Gjithashtu nga hetimet, rezultoi se këta 3 shtetas ishin gjithashtu të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Dimalit.

Njoftimi i policisë:
Berat/Aksione intensive dhe të koordinuara, në kuadër të megaoperacioneve “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”.

Goditet një grup kriminal i implikuar në veprimtaritë e armëmbajtjes pa leje dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 4 armë dhe municion luftarak, të llojeve të ndryshme.

Vihet në pranga një 48-vjeçar, procedohet penalisht vëllai i tij dhe një i afërm i tyre.

Si rezultat i punës së inteligjencës policore dhe hetimeve proaktive, të kryera në kuadër të megaoperacioneve “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat, në bashkëpunimin me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, zbuluan dhe goditën raste të veprimtarive kriminale në fushat e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Për to u vu në pranga shtetasi K. Sh., 48 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit E. Sh., 42 vjeç dhe R. (M.). Sh., 46 vjeç, përkatësisht vëllai dhe kushëriri i të arrestuarit, të tre banues në fshatin Samaticë, Dimal.

Nga kontrollet në banesat e 3 shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, si dhe krehra dhe fishekë për këto armë.

Në vijim, nga hetimet dymujore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, rezultoi se këta 3 shtetas ishin gjithashtu të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Dimalit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.