MENU
klinika

Bllokimi i negociatave me BE

Berisha: Beleri nuk është çështje e Greqisë, ta lënë të betohet

16.12.2023 - 13:54

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me bllokimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në nga Greqia.

Në një takim me kryesinë në degën e PD në Gjirokastër, Berisha tha se Beleri pati peshën e tij, teksa shtoi se nuk është çështje e Greqisë.

“Beteja është frymëzuese për PD, solli një sensibilizim të opinionit botëror ndër më të mëdhatë në përvojën time 32-vjeçare.

Është shtuar një pyetje dhe brenda dhe jashtë, pse këta deputetë mbetën të pashoqëruar nga protesta e qytetarëve? Arsyetimi është se kemi qenë ne që nuk kemi thirr, sepse ashtu e vlerësuam. E vlerësuam të bëjmë maksimumin dhe ia dolëm. Ne asgjësuam parlamentin monist. Kjo në mënyrën më të merituar, kjo bëri që këshilli i ministrave të BE të përcaktojë pikë të parë dialogun politik.

Sigurisht çështja Beleri kishte peshën e vetë. Nuk është çështje e Greqisë. Është një mashtrim fund e krye e mafiozit Edi Rama. Çfarë po kërkon Mitsotakis? Po kërkon që të trajtohet Fredi Beleri njësoj si dy tre shqiptarë që kanë bërë betimin nga burgu. Kanë bërë betimin se në ligjet e Shqipërisë, ai që nuk është i dënuar është i pafajshëm. Nëse ti zotëri pretendon se Beleri ka bërë krim, ta bëjë betimin dhe kur të dënohet bëja mandatin. Beleri thotë se jam anëtar pakice, çfarë mëkati është ky? Nuk mund të pranojmë një bllokim të tillë”, tha Berisha.