MENU
klinika

Deklarata

Berisha ndryshon kurs, deputetët e tij nuk do të marrin pjesë në votimin për t’i hapur rrugë masës së arrestit

12.12.2023 - 16:57

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka ndryshuar kurs nga ato që thoshte pak kohë më parë. Berisha deklaronte se nëse do të hiqej imunitetit nga Kuvendi, ai do zbatonte çdo masë të drejtësisë dhe madje po ashtu shprehej se ai vetë dhe ata që i shkojnë pas do votonin pro kërkesës së SPAK.

Mirëpo Sali Berisha ka deklaruar sot se deputetët pranë tij nuk do të marrin pjesë në votimin e raportit që do të dërgojë Këshilli i Mandateve. Ai tha se aksioni i destabilizimit do të vijojë dhe deputetët nuk do të bëhen pjesë e asnjë votimi. Deklarata e tij u bë pas mbledhjes së grupit parlamentar.

“Deputetët e opozitës nuk marrin pjesë në asnjë votim. Opozita voton me mosbindje civile. Nuk jam njoftuar nga Kuvendi. Do të lexoj vendimin zyrtar sepse jam njohur nga mediat. Kryesia e Parlamentit do të më dorëzojë mua vendimin dhe relacionin dhe qëndrimi është: Baza është propozimi im që të hiqet çdo lloj imuniteti.

Do të zbatoj vendimin e Kuvendit. E bëra këtë që askush të mos i marrë pushtetin Parlamentit. Unë nuk kam mbrojtur veten time, por kam mbrojtur Kushtetutën. Gjykatës të papërgjegjshëm dhe porkurorë politikë i lejuan vetes të shkruajnë në tavolinë nenet e Kushtetutës. Të deklarojnë në mënyrë të turpshme se kufizimi i daljes jashtë shtetit nuk është heqj