MENU
klinika

Kur do të nisin protestat kombëtare?

Berisha tregon çfarë do të ndodhë në janar: Gjithçka varet nga…

28.12.2023 - 14:58

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në muajin janar do të ketë sërish protesta, por nuk theksoi nëse do të jenë kombëtare.

Në konferencë me gazetarët, Berisha tha se protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Berisha u shpreh se “ka një vullnet të hekurt nga demokratët, do mobilizohen dhe protestat dhe zëri ynë nuk do shuhet”.

Pyetje: Planifikoni protestë kombëtarë në janar?

Berisha: Protesta do ketë në muajin janar. Tani gjithnjë e më shumë del e qartë dhe gjithçka varet nga vendimi i qytetarëve për tu përballuar me diktaturën e re, me narkodiktaturën dhe me armët e diktaturës, SKAPI-n dhe armët e tjera. Do fillojmë në janar dhe do ndërpriten protestat deri ditën që të përmbyset Rama.

“Do ketë protesta të fuqishme, jo për Sali Berishën, por sepse ata shkelmojnë interesat e vendit”, tha ish kryeministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë pritet të ndodhë në seancë

Merret vendimi për masën ndaj Sali Berishës