MENU
klinika

Për çfarë akuzohen

Bien në pranga dy doganierë në Kakavijë, një tjetër në kërkim

24.12.2023 - 11:01

Një operacion i nisur prej mëngjesit të së shtunës e deri në zbardhje të së dielës është zhvilluar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policia në pikën doganore të Kakavijës në Gjirokastër.

Pas hetimeve me urdhër të AMP është arrestuar përgjegjësi i doganës, doganieri i kontrollit fizik, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër punonjës i doganës.

AMP kishte dyshime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.

Gjatë orëve të operacionit janë konstatuar 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra që kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si dhe duke i shmangur pagesave të zhdoganimit.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur edhe nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni apo jo.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë