Detaje të reja dalin nga ngjarja tragjike në Lushnjë, ku kryefamiljari humbi jetën pasi banesa u përfshi nga flakët, ndërsa bashkëshortja e tij shpërtoi mrekullisht.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Burbullimë, ku zjarri dyshohet se ka rënë rreth orës 3:00 të mëngjesit tëm sotëm (14 Dhjetor).
Mësohet se çatia e banesës së vjetër ka zënë poshtë 82-vjeçarin, Koli Koçi, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Ndërsa gruaja e tij, Kristina Koçi, është nxjerrë nga banesa. Raportohet se çifti nuk kishin fëmijë dhe për ta kujdeseshin komshinjtë.
Banesa ka qenë shumë e vjetër ndaj dyshohet se flakët janë përhapur me shpejtësi.
Shefi i Zjarrfikësve Lushnjë, Xhezmi Metushi ka deklaruar se në momentin kur kanë mbërritur në vendngjarje e gjithë banesa ishte në flakë, ndërsa çatia kishte rënë.
Ai u shpreh se shkak i rënies së zjarrit mendohet të ketë qenë soba e druve me të cilin ngroheshin të moshuarit.