MENU
klinika

"Makthi' i Rusisë

Çfarë janë Black Hornets, nano-dronët ushtarakë të Ukrainës?

29.12.2023 - 15:23

Ata janë dronët më të vegjël dhe më të lehtë ushtarakë në shërbim. Peshojnë rreth 60 gram, mund të ulen në pëllëmbën e dorës dhe të afrohen më shumë se dhjetë metra pa u dëgjuar.

Janë “helikopterët e vegjël” të zbulimit me nano-dronë, “Black Hornet Personal Reconnaissance System” dhe fluturojnë në tufa në qiellin e Ukrainës, ku mbërritën në verë falë financimit të mbrojtjes nga SHBA.

Amto mund të konsiderohen lehtësisht një armë e stilit 007 dhe, si të gjitha armët sekrete, dihet shumë pak për to. Në praktikë dihet vetëm se “ato përdoren me shumë efikasitet”, siç thotë Dave Viens, nënkryetar i “Teledyne FLIR Defense”, kompania që i ndërton.

Historia e “Black Hornets” fillon në fillim të viteve 2000, kur shpikësi norvegjez Petter Murren patentoi sisteme për të mbajtur dronët e vegjël të qëndrueshëm dhe themeloi “Prox Dynamics”, një kompani me bazë pranë Oslos.

Në vitin 2009, prototipet “Black Hornet” u prezantuan për herë të parë dhe vetëm dy vjet më vonë, ushtria britanike i përdori ato në Afganistan me emrin PD-100: “Personal Drone”.

Black Hornets: The Micro Drones Set To Spy On Ukraine's Battlefields

Në atë kohë, operatorët mund të fluturonin vetëm me “Black Hornets” të gjeneratës së parë për rreth gjysmën e kohës aktuale të fluturimit, duke vuajtur gjithashtu shumë nga erërat e forta.

Për më tepër, distanca e kontrollit ishte e kufizuar në vetëm një kilometër, ndërsa videot që ata arritën të filmonin ishin me rezolucion të ulët.

Megjithatë, siç konfirmojnë britanikët, ishte një sukses, sepse shpëtuan jetë, duke shtuar mbrojtjen dhe ndërgjegjësimin e situatës për forcat në terren.

Në atë moment kompania norvegjeze vazhdoi të shesë tufa të nano-dronëve klientëve të ndryshëm të huaj dhe, përfundimisht, tërhoqi vëmendjen e ushtrisë amerikane, e cila bleu një grup-provë në vitin 2019 dhe u pasua nga të tjerë.