MENU
klinika

QKLL shpall kandidaturat

Çmimi “Romani më i mirë i vitit”

12.12.2023 - 16:18

Në prag të ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit është duke publikuar kandidatët sipas gjinive. Sot QKLL bëri publike online, kandidaturat për çmimin “Romani më i mirë i vitit”, të cilët janë: Fatos Kongoli për romanin “Misteri i mjellmave”; Liridon Mulaj për “Provinca”; Rita Petro për romanin “Lindur së prapthi”; Stafan Çapaliku për romanin “Një engjëll me frak”; Zija Çela për “Banka e ankesave”.

Të tjera çmime që QKLL do të ndajë këtë fundviti janë: “Libri për fëmijë më i mirë i vitit”, “Përkthimi më i mirë i vitit”, “Vëllimi poetik më i mirë i vitit”, “Vëllimi me tregime më i mirë i vitit”, “Vepra më e mirë studimore letrare e vitit”.

Si kandidate për çmime gjejmë emra të njohur të letërsisë shqipe si: Besnik Mustafaj, Flutura Açka, Flurans Ilia, Mira Meksi, Aida Baro, Natasha Shuterriqi etj.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit