MENU
klinika

“Mesazhi ishte për…”

Deklarata e Wisner, Minxhozi: Berisha dosje e mbyllur për SHBA

11.12.2023 - 20:05

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar deklaratën e të ngarkuarit me punë të SHBA në Tiranë, David Wisner, i cili tha se nuk i përgjigjet personave të shpallur “non grata”, u shpreh se për amerikanët, ish kryeministri Sali Berisha është një dosje e mbyllur.

Në një intervistë për ABC News, Minxhozi u shpreh se ky ishte një mesazh edhe për deputetët që e ndjekin Berishën.

“Amerikanët nuk do të humbin asnjë shans për të nënvizuar se Berisha për ta është dosje e mbyllur, se raporti zyrtar me të dhe jo vetëm me të, është kapitull i mbyllur. Ajo që dëshmoi David Wisner duke mos përdorur emrin e Berishës, kam përshtypjen se e zgjeroi spektrin dhe këtu kam fjalën për Argita Malltezin, që vazhdon përflitet si figurë potenciale për të zëvendësuar të atin. Mesazhi amerikan është mjaft i qartë. Të gjithë zyrtarët e DASH, rikonfirmojnë atë që ka të bëjë me ndërprerjen e komunikimit me personat e sanksionuar. Nuk ka të bëjë vetëm me Berishën, por edhe me ata deputetë që i shkojnë nga pas Berishës. Është i padëshirueshëm për demokracinë më të madhe në botë.

Kjo deklaratë është një artikulim i qartë. Dihet tashmë reshtimi i i fortë i amerikanëve pas këtij projekti, duke e parë aktorin më të fuqishëm, në lojën politike. Pra, fakti që amerikanët thonë se SPAK nuk është me këta dhe as me ata, nënkupton se SPAK është me drejtësinë, me amerikanët dhe me dëshirën e tyre për të sjellë ndryshim, zhbllokim të akteve politike”, theksoi ai.

"E ëma e Kastriotit shkoi në Greqi një javë më parë, sa vajti ajo…"

Misteri rreth vrasjes së Alba Cenkos! Flasin fqinjët e çiftit

Pritet të zbardhen skemat dhe krimet e bandave kriminale, mes tyre dhe shqiptarë

Përgjimet në “Sky ECC”/ EUROPOL i dorëzon Greqisë 4500 dosje!

Kreu i PD-së: Do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme!

Sali Berisha zbulon datën e protestës së radhës!