MENU
klinika

Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për Rezervat

Deputetët e VV-së vazhdojnë bojkotin

18.12.2023 - 12:11

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore sërish ka dështuar të mbahet të hënën për shkak të mungesës së kuorumit. Në këtë mbledhje munguan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i këtij Komisioni, Rashit Qalaj, tha se puna e Komisionit po pamundësohet nga deputetët e VV-së, të cilët sipas tij nuk po marrin pjesë në mbledhje.

Ai tha se në këtë mbledhje në rend dite ishte paraparë të diskutohet për buxhetin e Komisionit dhe për angazhimin e ekspertëve.

“Puna e Komisionit po pamundësohet për shkak të deputetëve të Vetëvendosjes, të atyre që vazhdimisht janë thirre në ligj, rend dhe drejtësi”, theksoi ai.  

Sipas Qalajt, vetëm deputeti Driton Hyseni ka lajmëruar për mospjesëmarrje, ndërsa për të tjerët ai tha se nuk ka asnjë informacione.