MENU
klinika

Incineratori i Tiranës

Detaje nga aksioni i SPAK, 2 prej të akuzuarve u kapën në Rinas

09.12.2023 - 13:16

Ditën e sotme janë zbardhur detaje te reja nga operacioni i prokurorisë së Posaçme i zhvilluar një ditë më parë, për aferën e incineratorit të Tiranës

Burime bëjnë me dije se për tre persona nuk është ekzekutuar urdhër-arresti.

Bëhet fjalë për Klodian Zoton, Mirel Mërtirin, dhe Erjon Muratajn. Pjesa tjetër janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit. Po ashtu dy ndalime janë kryer në Rinas.

Një shtetas që sapo ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe tjetri duke tentuar të dalë nga vendi.

Në pranga ka rënë Namik Simixhiu, Bledar Karoli dhe Jetmir Llapaj, ndërsa është vetëdorëzuar dje (8 dhjetor) Taulant Tushe.

Ndërkohë iu është komunikuar masa ‘arrest me burg’ Lefter Kokës, i dënuar nga GJKKO, Alqi Bllakon, po ashtu i dënuar, aktualisht të dy në burg.

Hetimet për inceneratorin e Tiranës kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda”  në bashkëpunim, “Shpërdorim i  detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Kujtojmë së më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.