MENU
klinika

Kujdes!

Dhimbje gjunjësh gjatë natës? Ja çfarë sinjali po ju jep trupi

16.12.2023 - 07:57

Një dhimbje ose kërcitje në gju mund të ndikojë te cilësia e gjumit. Pra, nëse keni kaluar një natë rraskapitëse me dhimbje të padurueshme të gjunjëve, e merrni me mend sesi do të jetë dita e nesërme, me siguri!

Por, çfarë realisht e shkakton dhimbjen e gjunjëve gjatë natës dhe cili është sinjali që po ju jep trupi?

1. Osteoartriti

Si një formë e artritit që bëhet më e zakonshme me kalimin e moshës, osteoartriti i gjurit ndodh kur kërci që mbron nyjet tuaja fillon të dobësohet. Kjo mund të ndodhë nga sforcimi i gjunjëve, aktivitetet e shumta dhe mbajtja e peshave të rënda.

2. Kondromalacia

Krondromalacia, ose dëmtimi i kërcit poshtë kapakut të gjurit, shpesh shkakton dhimbje kur ngjisni ose zbrisni shkallët ose kur uleni. Zakonisht, kjo simptomë vjen nga një dëmtim, si thyerja e kapakut të gjurit ose ndrydhja nga vrapi, futbolli ose çiklizmi.

3. Krisje e meniskut

Njerëzit që luajnë sporte janë në rrezik për një krisje të meniskut, një dëmtim i zakonshëm i gjurit që mund të ndodhë kur rrotullimet e shpejta ose ndrydhja e fortë shkaktojnë krisje në indin e gjurit. Lëndimi fillon me një ndjesi kërcitjeje, me dhimbje, ënjtje dhe pamundësi për të lëvizur lirshëm.

4. Sindroma e gjuri të vrapuesit

Një dhimbje jo e madhe rreth pjesës së përparme të gjurit që shoqërohet me një tingull si kërcitje, sidomos kur lëvizni gjurin mund të jetë sindroma e gjurit të vrapuesit. Mund të ndodhë nga vrapimi ose ecja e tepërt, ose nëse keni tendina të ngushta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN