MENU
klinika

Shtyrja e gjyqit

Dodik ka vetëm 3 ditë kohë për t’i shpëtuar burgut

07.12.2023 - 11:28

Seanca e parë në gjyqin e liderit serb të Bosnjës Milorad Dodik në Sarajevë të mërkurën përfundoi pas vetëm gjysmë ore për arsye procedurale, dhe ai përsëri pretendoi se ishte akuzuar për arsye politike.Në fillim të gjykimit, Dodik dhe ekipi i tij mbrojtës morën një vendim nga Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës që refuzonte kërkesën e tyre për ta zhvendosur gjykimin në gjykatën lokale në Banja Luka, dhe tani ata kanë mundësinë të apelojnë kundër këtij vendimi brenda tre ditësh.”Ne do të apelojmë të hënën,” u tha Dodik gazetarëve pasi doli nga salla e gjyqit, duke njoftuar një shtyrje të re të fillimit zyrtar të gjyqit. “Ky është kryesisht një proces politik i shkaktuar nga fakti se një i huaj inekzistent vendos vendime dhe miraton ligje,” tha Dodik, duke përsëritur pretendimet e tij të mëparshme se ai po gjykohej ilegalisht sepse, sipas tij, Christian Schmidt nuk ishte një i zgjedhur ligjërisht, kështu që nuk ka mundur as të bëjë ndryshime në ligjin penal, në bazë të të cilit është ngritur aktakuza. “Hiqni qafe Schmidt-in dhe ambasadorin amerikan Michael Murphy”, tha Dodik. Lideri serb i BiH tha se nëse dënohet dhe hiqet nga posti i presidentit të njësisë, ai do të krijojë menjëherë një “shoqatë për pavarësinë e RS”. “Kur të respektohet Kushtetuta e Bosnjë-Hercegovinës, ne do ta respektojmë atë”, tha Dodik. Nëse shpallet fajtor, ai do të përballet me një dënim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burg dhe dënimi do të nënkuptonte ndalim automatik të mbajtjes së posteve politike, për të cilët paga vjen nga buxheti. Gjyqi do të drejtohet nga gjyqtari me përvojë Mirsad Strika, i cili dënoi ish-ministren e mbrojtjes Selma Cikotiç me burg.

REL: Më mirë të mos jetë, sesa të marrë notë negative

Prishtina s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE…

“Sekret i errët” fshihet pas vizitës së Xi Jinping

Presidenti kinez ‘po përdor’ Vuçiç për të ‘pushtuar’ Evropën

“Vuçiç e quajti ‘mik të madh’ të Serbisë”

REL: Synimi i Presidenti Xi Jingping në Beograd