MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Dua Lipa i jep fund marrëdhënies me regjisorin Romain Gavras!

03.12.2023 - 13:28

Dua Lipa është ndarë nga partneri i saj Romain Gavras pas lidhjes së tyre të dashurisë e cila zgjati 8 muaj.

Britanikja ‘The Sun’ shkruan se shkak i ndarjes është bërë përkushtimi i madh i artistes për karrierën.

“Ajo është e verbër kur bëhet fjalë për karrierën e saj dhe dyshja i dhanë fund lidhjes përpara se gjërat të përkeqësoheshin. Romain e konsideronte Duan të varur nga puna, por ajo nuk planifikon të ngadalësojë për asgjë apo askënd”-thonë burime për këtë gazetë.

Dyshja u panë për herë të fundit duke shijuar një natë së bashku muajin e kaluar, teksa iu bashkua edhe vëllai i yllit, Gjin 17 vjeç.

“The Sun” ishte media e parë britanike që zbuloi lidhjen e dashurisë së Dua Lipës e cila po takohej me ish-partnerin e Rita Orës, të cilët u fotografuan duke u puthur në prapaskenë në Javën e Modës në Paris.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Anwar Hadid fotografohet rrugëve të New York-ut

Pas Duas, edhe ish-i i saj e gjeti dashurinë e re

“Si nuk qëllove njëherë në shenjë”

Dua Lipa konfirmon lidhjen me 41-vjeçarin, reagon Klea Huta