MENU
klinika

Pakënaqësitë e kryediplomatit rus

E injoruan në takimin e OSBE-së, ministri i Jashtëm rus: Blinken e Borrell janë frikacakë

01.12.2023 - 23:41

Konferenca e ministrave të Jashtëm të OSBE-së, të enjten e 30 nëntorit, në Shkup, nuk është zhvilluar si zakonisht.

Pjesëmarrësi më i diferencuar nga homologët e tij, në konferencë, ka qënë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Mospërfillja nga homologët e tij, ka acaruar Lavrovin duke bërë që ky i fundit të përdorë një retorikë që tregoi qartë inferioritetin e tij në takim.

Gjatë një deklarate për mediat, ministri rus i quajti frikacakë ata që refuzuan të bisedojnë me të, përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinkenin e Amerikës dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrellin.
“Ata me gjatë besojnë se duke vepruar kështu e potencojnë qëllimin e tyre për ta izoluar Rusisë, por unë besoj se ky është një akt qyqari. Ata kanë frikë nga një ballafaqim i ndershëm dhe i bazuar në fakte”, ka thënë kryediplomati rus.
Raportohet se Blinken është larguar nga Maqedonia e Veriut para se të vinte Lavrov, duke shmangur kështu përballjen me diplomatin rus.
Po ashtu, ministrat e Jashtëm të Baltikut, Polonisë dhe Ukrainës kanë refuzuar të shkojnë në Shkup, për shkak të pranisë së Lavrovit.

Lala: Janë edhe 2 aplikacione të reja që po përdoren nga bota e krimit

Çfarë pritet të dalë nga zbërthimi i mesazheve në ‘Matrix’?

Shpërblime dhe ndihma financiare në rast fatkeqësie familjare

Qeveria merr vendimin: Çfarë përfitojnë punonjësit e Gardës

Njihuni me historinë e veçantë të jetës së saj

Ndërron jetë Mbretëresha e Suedisë