MENU
klinika

Policia në SKY e Enchro Chat

Eksperti i Kriminalistikës: S’janë vetëm efektivët të përfshirë!

05.12.2023 - 21:37

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në emisionin “Real Story” në ABC foli për aplikacionin SKYEcc dhe hetimet që kanë nxjerrë përfshirjen e efektivë të policisë në lidhjet e tyre me krimin.

Gjatë intervistës në studio, Karamuço tha se ishte diçka e paralajmëruar, por hetimi nuk duhet të mbetet vetëm tek policia, pasi sipas tij duhet të zgjerohet edhe në fusha të tjera.

“Është paralajmëruar me kohë sepse mbi 10% e përdoruesve të SKYECC ishin shqiptarë. Shqipëria do të merrte vëmendjen më të madhe. Lajmet tani është fokusuar tek polica, por është edhe gjyqësori, administrata tatimore, ka qenë mafia e oksigjenit në atë kohë, në pandemi. Ata që kanë pasur vendimmarrje duhet të jenë në trysninë më të madhe. Pra ose duhet të largohen ose duhet t’i nënshtrohen hetimet. Jemi i pari vend që jemi të prekur nga ato aplikacione, asnjë vend i rajonit nuk e kemi parë. Ne e kemi nisur nga poshtë. Pra kjo duhet të merret seriozisht. E mira është që përveç pjesës që ne do të hetojmë si SPAK, Ministria e Brendshme ka detyrimi të shohë se çfarë veprimtarie tjetër ka pasur”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mos fol në sy të tij punë droge se është i infiltruar i policisë"

Erzen Breçani mëson të birin si të komunikojë me Ervin Matën

Si mund të shkatërrohet i gjithë zinxhiri drejtues nga përgjimet e SKY

Kupola e Policisë së Shtetit në “fije të perit”, Shqipëria drejt modelit gjeorgjian