Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier, ku u ekzekutua me armë zjarri Elton Javori. Mësohet se pista kryesore ku po heton policia është sherri i ndodhur disa dite me pare mes viktimës Elton Javori, dhe autorit te dyshuar Agim Gashi, per motive ende te paqarta, konflikt gjate te cilit ka patur ofendime midis palëve.
Autori i dyshuar e ka pritur Elton Javorin pranë banesës se tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin tip “ Benz” duke i dale paralel.
Dyshohet se ne momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistolete teksa plumbi e ka goditur ne qafe duke i shkaktuar plage te rende.
Edhe pse është transportuar me urgjence drejt spitalit te Fierit, nuk ka mundur të mbijetoje.
Nga këqyrja e automjetit të viktimës vërehet se është thyer xhami nga ana e shoferit dhe dyshohet se është goditur vetëm me një plumb. Pasi autori ka qëlluar është larguar menjëherë pa ndaluar fare, ndërsa 41- vjecari i plagosur ka ecur disa metra me makinë.