MENU
klinika

Agim Gashi e ka pritur pranë banesës!

Ekzekutimi i Elton Javorit, zanafilla e konfliktit mes viktimës dhe autorit!

07.12.2023 - 19:06

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier, ku u ekzekutua me armë zjarri Elton Javori. Mësohet se pista kryesore ku po heton policia është sherri i ndodhur disa dite me pare mes viktimës Elton Javori, dhe autorit te dyshuar Agim Gashi, per motive ende te paqarta, konflikt gjate te cilit ka patur ofendime midis palëve.

Autori i dyshuar e ka pritur Elton Javorin pranë banesës se tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin tip “ Benz” duke i dale paralel.

Dyshohet se ne momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistolete teksa plumbi e ka goditur ne qafe duke i shkaktuar plage te rende.

Edhe pse është transportuar me urgjence drejt spitalit te Fierit, nuk ka mundur të mbijetoje.

Nga këqyrja e automjetit të viktimës vërehet se është thyer xhami nga ana e shoferit dhe dyshohet se është goditur vetëm me një plumb. Pasi autori ka qëlluar është larguar menjëherë pa ndaluar fare, ndërsa 41- vjecari i plagosur ka ecur disa metra me makinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vrasja e Elton Javorit lidhje me Demir Baçkën?

Si u ekzekutua në 2021 vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit