MENU
klinika

“Më mori telefonin”

Fëmija dëshmitar i vrasjes së nënës, gjyshi i tij rrëfen traumën

01.12.2023 - 14:32

Babai i Naim Murseli, këshilltarit të Behgjet Pacollit, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës (29 Nëntor), ku bashkëshortja e djalit të tij dyshohet se u vra nga grabitës të armatosur.

Në rrëfimin për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, ai tregoi se nipi i tij 4-vjeçar, i cili ndodhej në automjet kur grabitësit i bënë pritë, u ka thënë familjarëve se një prej hajdutëve u ka marrë telefonin.

Shaban Murseli tregoi se dyshohet që dy persona të maskuar i bënë pritë në një zonë pa kamera siguriee, makinës ku udhëtonte Naim Murseli, së bashku me 2 djemtë e vegjël dhe bashkëshorten Liriona.

Ai tha se vetëm pak metra larg vendndngjarjes ndodhet një restorant me kamera.

“Nipi i vogël 4 vjeç i kishte treguar familjarëve, se njëri prej grabitësve i kishte marrë telefonin djalit. Dyshohet se kanë qenw 2 persona të maskuar. Ajo zonë është si rrugë fshati, nuk ka pasur kamera sigurie. Pak metra më larg, kam dëgjuar se ka pasur një restorant kamera. Grabitësit lëviznin me makinë të tipit ‘BMW’.

Sa erdha në shtëpi, ishte ora 21:00 dhe më telefonin djali i vogël e më thotë ‘babi ke diskutuar me Naimin’. I them që jo, më pas më thotë ‘po më thonë se paskan vrarë Liridonën’. Liridona është kthyer në Kosovë në muajin tetor”, tha ai.

Naim Murseli ka deklarur se arriti të marrë djemtë e tij dhe u largua nga automjeti, ndërsa bashkëshortja, Liridona Murseli u vra nga grabitësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Hajdutët i bënë pritë 400 m larg shtëpisë”

U vra në makinë, flet vjehrri i 33-vjeçares


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë