MENU
klinika

Në Serie A u shkëputën nga gara për titull

Florenzi: Ndeshja ndaj Newcastle United është ‘gjithçka ose asgjë’ për Milanin

10.12.2023 - 14:20

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Florenzi e di se sfida ndaj Newcastle United në Ligën e Kampionëve është “gjithçka ose asgjë” për skuadrën e tij.

Kuqezinjtë gjenden në pozitën e tretë në Serie A pas humbjes 3-2 ndaj Atalantas në Bergamo. Ata duket se kanë bërë një hap pas nga gara për titull, duke u larguar në Inter dhe Juventus që duken si skuadrat më pretendente.

Kuqezinjtë kanë përqendruar vëmendjen e tyre në sfidën që do të luhet të mërkurën ndaj Newcastle United ku vetëm një fitore dhe në të njëjtën kohë një humbje e PSG-së ndaj Borussia Dortmundit, do t’i siguronte atyre kalimin në fazën me eliminim direkt.

“Shpresa është e përjetshme. Është një ndeshje ‘gjithçka ose asgjë’. Nëse fitojmë, të paktën do të sigurojmë një pozitë në Ligën e Evropës, që është një kompeticion i rëndësishëm dhe Milani mund ta fitojë atë”, ka thënë Florenzi për DAZN.

“Ne kishim një objektiv të qartë kur u bashkuam gjatë verës dhe kjo ishte që të ishim konkurrues në të gjitha garat. Ne e dimë rëndësinë që ka ndeshja e së mërkurës, ose Evropa ose vetëm të fokusohemi në Serie A”.