31.12.2023 - 13:31
Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë një leje të posaçme kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të dalë nga burgu. Shkak është bërë humbja e një familjari të tij, ndërkohë që Beleri ka bërë kërkesë për të marrë leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb, duke iu referuar avokatit të Belerit, Geni Gjyzari, mësohet se atij i është dhënë 6 orë leje. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka bërë me dije se kanë marrë masa për shoqërimin e Belerit.
Kujtojmë se Beleri ndodhet në paraburgimin e Fierit, nën akuzën për blerje votash. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Media greke 'shuplakë' qeverisë Rama
“Standardet e dyfishta të drejtësisë shqiptare me Belerin dhe Xhaçkën”
Fredi Beleri flet për median greke
“Ankthi i zotit Rama ishte të mos humbiste bashkinë e Himarës”
Beleri flet nga qelia për gazetën greke
“Regjimi i Ramës s’e njeh Himarën si krahinë minoritare”
"Qeveria e Shqipërisë s’burgos askënd. Subjekt i SPAK…!"