MENU
klinika

SPAK kërkon arrestimin e Berishës

Gazetarja Lala zbulon lëvizjen e radhës: Avokatët e ish-kryeministrit kanë paralajmëruar për…

12.12.2023 - 23:20

Gazetarja Klodiana Lala përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24 ka zbuluar detaje lidhur me kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Lala zbuloi lëvizjen e radhës së Berishës, ku tha se avokatët e ish-kryeministrit priten të bëjnë rekurs.

Sakaq ajo u shpreh se sipas ligjit, do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, që do të zhvillojë seancë ku do të dalë edhe vetë Berisha.

Më tej ajo shtoi se procedura do të duhet të mbyllet brenda një afati 15-ditor, dhe pas miratimit në seancën parlamentare të kërkesës, atëherë Gjykata do të shqyrtojë kërkesën për masën e re të sigurisë, atë të “arrestit në shtëpi”.

 

“Kjo kërkesë vjen pasi shtetasi Sali Berisha në mënyrë të përsëritur nuk ka zbatuar kërkesën për t’u paraqitur në gjykatë. Në vendimin e tetorit, u caktua në mungesë të tij  masa ‘detyrim paraqitje’. Ish-kryeministri Berisha nuk është paraqitur në gjykatë, ndaj Gjykata e Apelit mbajti qëndrimin që duhet të mbetej në fuqi masa ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim të daljes jashtë vendit’. Të gjitha pretendimet Berishës janë refuzuar. Duhej që më datë 18 dhjetor Berisha duhet të paraqitet në gjykatë.

Dua të theksoj se Berisha nuk është i pandehur, por person nën hetim. Po të shihet me kujdes shtresa thuhet arrest me burg dhe arrest shtëpie. Ligji parashikon që për persona që janë mbi 70 vjeç nuk mund të burgoset, përveç rasteve të veçanta. Nëse Berishës i hiqet imuniteti i deputetit Prokuroria e ka duart e lira për të kërkuar masën shtrënguese. SPAK e kërkon këtë masë pasi Berisha injoroi urdhrin e gjykatës. Berisha rrezikon masën ‘arrest shtëpie’. Avokatët e Berishës kanë paralajmëruar se do bëjnë rekurs në Apel”, u shpreh Lala.