MENU
klinika

Kërkesa e SPAK alarmon mbrojtjen e Berishës

Gjokutaj: Duan të izolojnë liderin e opozitës, këtë skenar do të kishin zili turqit dhe rusët

26.12.2023 - 21:19

Avokati i Sali Berishës ka kritikuar sot SPAK, mbi kërkesën për të izoluar Sali Berishën. Prokurorët kanë kërkuar që ai të ruhet me polic te dera, si dhe të ndalohen komunikimet me persona jashtë familjes.

Genc Gjokutaj është shprehur se kjo kërkesë e SPAK është jashtë çdo lloj logjike dhe synimi i vetëm është goditja e opozitës.

“Kërkesë që SPAK ka bërë në GjKKO dhe është pikërisht kjo kërkesë që dekripton qëllimin e ashpërsimit të masës së sigurimit dhe nuk ka të bëjë me mos paraqitjen e Berishës njëherë në dy javë por është interesi që ai të mos jetë në krye të PD.

Autorizimi i dhënën nga Kuvendi ishte realizmi i këtij skenari dhe ishte urdhër politik i prerë dhe nuk kishte të bënte me masën. Këtë skenar do të kishin zili dhe turqit dhe rusët dhe nuk mund të imagjinohet që një lider i PD ti thuhet ti mos komuniko. Mbikëqyrja policore nuk ekziston në ligj dhe është shpikje e SPAK.

As drejtësia e kohës së komunizmit nuk ka parashikuar të tilla situata që nuk janë të parashikuar në ligj. Nuk ka vend në botë që të aplikojë këtë lloj mase sigurie”, tha ai.