MENU
klinika

“Është e drejta e GJK..."

Gjykata Kushtetuese pezulloi marrëveshjen për emigrantet, reagon Kryeministri

14.12.2023 - 14:09

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar marrëveshjen me Italinë. Në konferencë me gazetarët, Rama u shpreh se është e drejtë e kësaj gjykatë që të “qëmtojë”, sic tha ai një marrëveshje para ratifikimit.

“Është e drejta e GJK është e sanksionuar në kushtetutë, detyra e GJK për të qëmtuar një marrëveshje ndërkombëtare para ratifikimit të saj. Nuk kam asgjë për të shtuar. Nuk shoh asgjë që të lidhet me detyrat e mia”, tha Rama.

Kujtojme qe gjykata Kushtetuese diten e djeshme vlerësoi si të ligjshme kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të drejtuar nga Gazment Bardhi.

Në padinë e tyre ata kërkuan pezullimin e miratimit, si hap i parë dhe më pas shfuqizimin si antikushtetues të marrëveshjes Rama-Meloni për pritjen në Shqipëri të emigrantëve të huaj, që kapen në detin Mesdhe.

Sipas opozitës, marrëveshja ka disa shkelje kushtetuese, por dy janë kryesore. Së pari, kryeministri nuk ka marrë autorizim nga Presidenti për t’i dhënë Italisë në përdorim territor shqiptar. Deputetët e opozitës arsyetojnë se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në 2010-ën për Marrëveshjen e Detit me Greqinë, qeveria nuk mund të negociojë për një marrëveshje me një shtet tjetër për çështje ku përfshihet territori, nëse më parë nuk merr autorizim nga presidenti.

Argumenti tjetër kryesor është çështja e shkeljes së të drejtave të njeriut në territorin e Shqipërisë. Duke qenë se marrëveshja detyron mbajtjen të mbyllur në kamp të emigrantëve, deputetët e opozitës arsyetojnë në kërkesën e tyre për gjykatën kushtetuese se kjo bie ndesh me disa konventa ndërkombëtare për trajtimin me dinjitet të emigrantëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga pikturat te ëndrra e 'Shteteve të Bashkuara të Evropës'

‘Corriere della Sera’: Edi Rama, kryeministri që dashuron Italinë!

“Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”

Rama: Nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE-së


“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit