MENU
klinika

Lufta në Lindjen e Mesme

Hamasi kërcënon Izraelin: Asnjë peng nuk do të largohet i gjallë nëse…

10.12.2023 - 21:39

Grupi militant i Hamasit, i përfshirë në një luftë me Izraelin në Rripin e Gazës, paralajmëroi sot se asnjë peng nuk do të largohej i gjallë nga territori nëse nuk plotësoheshin kërkesat e grupit.

“As armiku fashist dhe lidershipi i tij arrogant… as mbështetësit e tij… nuk mund t’i marrin të burgosurit e tyre të gjallë pa një shkëmbim dhe negocim dhe pa përmbushur kërkesat e rezistencës,” tha në një televizion Abu Obeida, zëdhënës i Hamasit.

Një armëpushim njëjavor mes palëve, bëri që 105 pengje të mbajtura nga grupi të lirohen, duke përfshirë 80 izraelitë në këmbim të 240 të burgosurve palestinezë.

Izraeli të shtunën tha se 137 robër mbetën në territorin palestinez.