MENU
klinika

Zgjedhjet serbe

Hovenier: Kosova ka të drejtë të përcaktojë kushtet

06.12.2023 - 13:14

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.
Ai është shprehur i zhgënjyer që Qeveria e Kosovës nuk e ka vazhduar praktikën për lejimin e OSBE’së që t’i mbledhë fletëvotimet e votuesve serbë në Kosovë.

”Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar që kur kjo çështje u ngrit për herë të parë në vitin 2022. Ne vazhdojmë të shprehim zhgënjimin tonë që Qeveria e Kosovës zgjodhi të mos vazhdojë praktikën e kahershme të lejimit të OSBE-së që të mbledhë fletëvotimet e votuesve serbë me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë”, tha Hovenier.

Ambasadori Hovenier ka thënë se votuesit në të gjitha vendet duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në proceset demokratike.

”SHBA-ja beson fuqishëm se votuesit me të drejtë vote në të gjitha vendet duhet të jenë plotësisht në gjendje të marrin pjesë në proceset demokratike”, tha Hovenier.
Ai ka thënë se Kosova ka të drejtë të përcaktojë kushtet nën të cilat mbahen zgjedhjet e shteteve tjera në territorin e saj.

”Pra, si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka të drejtë të përcaktojë kushtet me të cilat mbahen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj”, tha Hovenier.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!