23.12.2023 - 13:01
Policia ka ndaluar një kamionçinë, në të cilin ishin dy shtetas serb, që dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës.
Ata janë ndalur në fshatin Koshunicë në veri të Kosovës.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin, pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.