“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Jam një vajze 25 vjeçe dhe doja të pyesja në lidhje më një sëmundje të gjendrës tiroide. Kam dëgjuar për “infeksion të tiroides”, doja të dija se çfarë shenjash ka kjo sëmundje?
Mjeku: Infeskioni i tiroides apo siç njihet thyroiditi akut , zakonisht fillon me shenja të përgjithshme, të ngjashme me ato të një viroze (gripi). Të sëmurët mund të kenë ethe, dobësi të theksuar trupore, dhimbje muskulore, mungesë oreksi. Dhimbjet e thyroiditit mund të jenë të lokalizuara mbi vetë gjëndrën tiroide, por shpesh ato përhapen në drejtim të nofullës ose veshit. Në disa raste i sëmuri mund të ketë vështirësi në gëlltitje. Tyroidia, si dhe muskujt e gjëndrat limfatike të qafës, shpesh janë të rritura në volum si pasojë e procesit inflamator. Prandaj rekomandohet që me shfaqjen e disa prej këtyre shenjave të konsultoheni me një mjek specialist, për të vendosur një diagnozë të saktë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.