05.12.2023 - 12:34
Shtatë ditë pas raportimit për zhdukjen e vajzës 14-vjeçare nga Shkupi, Policia e Maqedonisë së Veriut e gjeti trupin e saj të pajetë, të varrosur në një fshat në afërsi të kryeqytetit.
Pesë persona dyshohen për grabitjen dhe më pas vrasjen e të miturës, ndërsa në mesin e të dyshuarve është edhe babai i saj.
Babai dyshohet se u ka dhënë informacione për vajzën e tij grupit, i cili e ka rrëmbyer me qëllim që të zhvasë para nga e ëma e vajzës. Megjithatë, disa orë pas rrëmbimit, vajza është vrarë me armë zjarri.
Isen Saliu gazetar në RMV tregoi në Euronews Albania se babai i 14-vjeçare njihej si një person i varur nga droga dhe bixhozi.