MENU
klinika

Relacioni i SPAK për Berishën

Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion pasiv, ja me sa vite burg rrezikon të dënohet

12.12.2023 - 18:28

Report Tv ka siguruar relacionin e SPAK të dërguar drejt Kuvendit ku i kërkon autorizimin për masë arresti ndaj ish-kryeministrit. Në relacionin e SPAK, shkruhet se Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe sipas dispozitave ligjore, një vepër e tillë penale dënohet me 4 deri në 12 vite burg.
“Më datë 02.10.2023, në kuadrin e këtij procedimi penal është vendosur, ndër të tjera, regjistrimi i emrit të personit nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar se ka kryer veprën penale të:
“Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Kjo dispozitë parashikon se kërkimi ose marrja, drejtëpërdrejtë ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose moskryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet”- shkruhet në relacion.