MENU
klinika

"Jemi ende në marrëdhënie lufte..."

Ish-presidenti Moisiu ngre shqetësimin për ‘kërcënimin’ e Greqisë ndaj Shqipërisë

03.12.2023 - 14:25

Ish-presidenti Alfred Moisiu në një intervistë televizive foli për “kërcënimin” grek për çështjen Beleri si dhe për zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë. Moisiu u shpreh se Shqipëria është akoma në marrëdhënie lufte me Greqinë, ndërsa klasa politike në Shqipëria duhet të jetë më e ndërgjegjshme për përgjegjësistë që ka.

‘’Shokun dhe mikun mund ta zgjedhësh por fqinjin ta jep zoti. Klasa politike greke akoma ka mentalitet jo të kohës sa i përket mërrëdhënieve fqinjësore. Lufta e dytë botërore ka mbaruar që në 45 dhe ne akoma jemi në marrëdhënie lufte me Greqinë.

Unë shpresoj që këto janë gjëra ditore të politikës greke sesa mund të përputhem me vazhdimësinë e saj në të ardhmen. Ne po bëjmë luftë që drejtësinë ta shkëpusim nga politika dhe uroj që ky hap të shkojë deri në fund.

Nuk mund të bëhet presion në asnjë mënyrë. Unë e mbështes Ramën për qëndrimin korrekt për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Të flasësh në këto kohë se Kosova është Serbi është një turp i papaprë, utopira.

Politika serbe i ushqen për votën. Klasa politike duhet të jetë më e ndërgjegjshme në përgjegjësitë që ka. Nuk i ka dhënë kush votën që të bëj palacolliqe në Kuvend’’, tha ndër të tjera Moisiu.