MENU
klinika

Deputeti i Kosovës plas deklaratën e fortë

“Aleksandar Vulin ishte në Banjskë gjatë sulmit”

26.12.2023 - 13:42

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti,ka thënë se në ditën e sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës nga terroristët, në Kosovë ishte shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin.

“Vulin, ish-shefi i shërbimeve sekrete serbe ishte në Banjskë, ishte në veriun e Mitrovicës dhe askush nuk e tha, por diplomacia funksionon pak më ndryshe prej ne që mendojmë, por ai u detyrua të japë dorëheqje në Serbi”.

“Ai ishte në Kosovë gjatë sulmit në Banjskë”, ka thënë tutje deputeti i PDK-së. Haliti ka thënë se ndërkombëtarët janë në dijeni që Vulin ndodhej atje në atë periudhë kohore.

“Ndërkombëtarët e dinë që Vulin ka qenë atje në atë periudhë…Vetë fakti që s’po bëhet raporti për atë që ka ndodhë në veriun e Kosovës flet që demokracia është duke vepruar me qëllim që disa çështje të heshten dhe raportet e bisedimet të shkojnë në përmbyllje të kësaj situate”, ka shtuar ai. Haliti është shprehur se duhet të ndiqet rruga diplomatike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-Presidenti: Vendet anëtare të BE-së të njohin Kosovën

“Serbia, e përfshirë kokë e këmbë në sulmin e Banjskës”

Presidenca e Kosovës i përgjigjet deklaratave të Ramës

“KFOR-i mbështet institucionet, nuk merr përsipër sigurinë në vend”

Vrasja nga terroristët serbë e policit në Veri

“BE e gatshme të konsiderojë masat ndëshkuese ndaj Serbisë”

Kurti për sulmin në Veri: Skenar për gjakderdhje

“Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutela e Beogradit”


Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit

Pse rriten shpresat për anëtarësim në NATO

Emërimi i Mark Rutte, “ogur” i mirë për Kosovën