MENU
klinika

"Mbrojnë interesat me projekte familjare"

Kadilli: As Enxher Hoxha nuk vuri fëmijët në krye siç bën Berisha

03.12.2023 - 14:45

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli komentoi në një intervistë televizive Kuvendin e Rithemelimit të PD, i organizuar një ditë më parë.

Sipas tij, promovimi që ju bë në atë kuvend vajzës së Sali Berishës, Argita Malltezi tregon më së miri se kemi të bëjmë me një projekt politik familjar.

“Si sjellja e Berishës, si hapësira dhe promovimi i vajzës së tij, provojnë katërcipërisht që kemi të bëjmë me një projekt familjar, me njerëz që merren me politikë, por që nuk prodhojnë politikë, vetëm mbrojtje të interesave të Berishës dhe familjes së tij. Në 3 dekada Berisha e ka përdorur PD për interesat e veta dhe të familjes dhe sot kjo u bë e dukshme për këdo, s’ka më nevojë për shpjegime. As Enver Hoxha nuk guxoi ta bënte këtë që t’i vinte në krye fëmijët e vet. Kemi të bëjmë qartë me një projekt politik familjar interesat familjare që mbrohen përmes mekanizmave politikë”, tha Kadilli.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!