MENU
klinika

Korrupsioni i zyrtarëve

Kakavijë, në hetim edhe disa efektivë të policisë kufitare

26.12.2023 - 14:43

Hetimi për punonjësit e doganës së Kakavijës, të dyshuar si të përfshirë në veprime të jashtëligjshme që shmangin kryerjen e procedurave doganore duket se është shtrirë edhe për disa efektivë të policisë kufitare.

Për pjesën më të madhe të stafit të pikës së kontrollit pasi janë marrë në pyetje janë sekuestruar telefonat personalë por ende nuk ka masa pezullimesh apo ndryshime në procedurat e funksionimit të pikës kufitare.

Një punonjës i doganës vijon të jetë ende në kërkim si i dyshuar në përvetësimin e shumave financiare për evitimin e zhdoganimit për një trajler dhe 4 kamionë të tonazhit të rëndë të kapur në flagrancë me një sasi të madhe mallrash. Pas operacionit të parë të AMP sektori lokal i hetimit të krimit ekonomik në Gjirokastër referoi në prokurori materialet për dy shtetas 48 dhe 49 vjeç nga Fieri, pasi gjatë kontrollit në automjetet e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur disa krerë bagëti të imta, pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara si të kontrabanduara.Policia ka shpallur në kërkim një tjetër punonjës dogane 38-vjeçarin me inicialet B.M i cili dyshohet se ka ndihmuar këta 2 shtetas, për të kaluar automjetet me bagëti, në PKK Kakavijë, pa kryer procedurat doganore.

Ndërkaq, në datë 27 dhjetor pritet të jepet masa e arrestit për dy punonjësit e doganës të ndaluar nga AMP në prag të Krishtlindjeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN