MENU
klinika

Inceneratori i Tiranës

Klodiana Lala: Të përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë, si fshehën gjurmët Zoto dhe Mërtiri

09.12.2023 - 15:43

Detaje të reja janë zbuluar nga lëshimi i 15 urdhër arresteve dhe hetimeve të SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala tha se është ndarë një fraksion i dosjes, çka nxit dyshimet që ish-zyrtarë të tjerë mund të jenë të përfshirë në çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Ajo u shpreh gjithashtu se është provuar se Mërtiri dhe Zoto jo vetëm që janë pronarë de facto, por kanë përdorur njerëz për të fshehur gjurmët.

“Referuar dosjes rezulton se Bashkia e Tiranës në vitin 2015 vuri në për landfilin e Sharrës. Kishte të bënte me opsionin e landfillit të Sharrës. Më vonë Ministria e Mjedisit, e drejtuar nga Lefter Koka ka propozuar ngritjen e punës dhe më pas është finalizuar. Kjo kontratë i ka shpenzuar shtetit shqiptar rreth 100 mln euro. Në dosjen hetimore rezulton se të gjithë zyrtarët e ministrisë, bashkisë së Tiranës s’kishin kontakte me e-mail me shtetasin Klodian Zoto pasi bashkë me Mërtirin janë pronarë de-facto të inceneratorit.

Është provuar se Mërtiri dhe Zoto jo vetëm që janë pronarë de facto, por kanë përdorur njerëz për të fshehur gjurmët. Rezulton se më pas kanë përfituar miliona euro.

Mësohet se është ndarë një fraksion i kësaj dosje, pasi ky hetim konsiderohet e i paplotë. Mendohet se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë mund të jenë të përfshirë”, tha Lala.