MENU
klinika

"E ka mendjen të hajë byrek"

Korreshi: Basha nuk kishte guxim të votonte heqjen e imunitetit të Berishës

21.12.2023 - 19:41

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, tha se kryedemokrati Lulzim Basha nuk kishte guximin të vinte në Kuvend dhe të votonte nismën për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Korreshi u shpreh se Basha këtë bën gjithmonë, ku sipas tij kreu i Partisë Demokratikë thotë do votojmë dhe nuk shkon në Kuvend të votojë.

Deputeti shtoi se prej 8 javësh është ngritur një kauzë opozitare dhe Basha “rri dhe ha byrek”.

“Grupimi i Bashës nuk e ka guximin të shkonte në Parlament, sepse do përballeshin me atë ç’ka sajojnë në dokumentacion. Ne votojmë, kështu ka bërë gjithmonë Basha, ka 8 javë që thotë do votoj dhe s’ka ardhur kurrë të votojë. Nuk e di kishte frikë apo nuk kishte frikë të vinte në Kuvend. Ka 8 javë që është ngritur një kauzë opozitare dhe ai e ka mendjen të hajë byrek.

Defacto ka rënë imuniteti, pra moskontrolli trupor nga policia ka rënë. Duhet një interpretim, unë jam për ta lënë të gjithë imunitetin. Është një nismë që ne kemi bërë dhe ka rënë. Pra mazhoranca të shpjegojë pse nuk e votoi në vitin 2012. I thoni shokut Luli që edhe ai asaj t’i mëshojë se e ka firmosur në vitin 2021”, tha Korreshi për “Euronews Albania”.