MENU
klinika

“Faleminderit që na e këshilluat, por jo”

Kosova refuzon draft-statutin e Asociacionit nga BE

28.12.2023 - 10:58

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka paralajmëruar një qëndrim refuzues të Kosovës ndaj draft statutit të Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Konjufca falenderoi BE-në për kontributin e saj, por shtoi se ai draft nuk do të implementohet.

“Ky draft-statut i BE-së, unë i them faleminderit shumë që na keni këshillu në këtë mënyrë kaq miqësore. Jo more, nuk implementohet ai draft. Nëse këto janë këshillat tua, faleminderit shumë, por aty ka edhe shumë gjëra problematike. Pse janë ato gjëra? Sepse nuk e ka shkruar Kosova. Kaq thjesht”, tha Konjufca në Klan Kosova.

Konjufca thotë se diçka e tillë arrihet vetëm kur Serbia të njohë shtetësinë e Kosovës, çka nuk beson se do ndodhë kurrë nga ana e Vuçiç.

“Aty as nuk përmendet Asociacionit, por përmendet një formë e vetëmenaxhimit të këtyre interesave të këtij komuniteti i cili do të ndodhë me një mekanizëm i cili ndoshta nuk quhet fare Asociacion. S’e di pse e kemi këtë urgjencë me iu qasë vendit tonë kështu. Vendit tonë duhet t’i qasemi kështu: Kosova e ka kompetencë me prezantu nëse e ki nga kuptimi i borxhit që e kemi, nga ky kuptim kemi mbetur aty. BE-ja ka thënë, po ata pajtohen, kjo është e Kosovës, dhe është e brendshme ajo, dhe ajo nuk del as në negociata me Serbinë. Dhe tash kur do të bëhet ajo, nëse bëhet. Mendoj se nuk bëhet hiç, sepse pozicioni i qeverisë sonë dhe i shtetit tonë është ky: ajo mund të bëhet vetëm me njohje dhe në një marrëveshje e cila është e nënshkruar nga Vuçiqi në emër të Serbisë e cila e njeh defakto shtetësinë e Kosovës. Unë mendoj se Vuçiqi nuk e bën kurrë. Dhe ne arrijmë te konkludimi që nëse nuk e bën ai, nuk do të bëhet as kjo pjesa jonë”, theksoi kryetari i Kuvendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!