MENU
klinika

Zjarri në Lushnje

Kreu i zjarrfikëses: Situata është e qetë, dëmi i shkaktuar goxha i madh

26.12.2023 - 19:29

Kreu i zjarrfikëses së Lushnjes, Xhezmi Metushi ka treguar se në qendrën tregtare nuk ka tashmë asnjë vatër zjarri, pasi janë eliminuar të gjitha.

Në një lidhje në “ABC News”, ai tregoi se terreni ishte tepër i vështirë, pasi godina e përfshirë nga flakët, ishte një qender biznesi dhe me shumë njerëz.

Sakaq, Metushi theksoi se gjendja e banorëve është stabilizuar dhe dëmi material i shkaktuar është goxha i madh.

Nuk ka asnjë vatër zjarri në objekt, janë eliminuar të gjitha. Ne kemi punuar gjithë natën. I bëjmë thirrje të gjithë pronarëve dhe objekteve të bëjnë kujdes me zjarret dhe mos të kenë raste si ky.

Që mjaft e vështirë fikja e zjarrit sepse terreni ishte i vështirë. Godina ishte një qendër biznesi, zhvillohen festa dhe kishte shumë njerëz.

Ne aktualisht operojmë me dy mjete zjarrfikëse dhe do të marrim dhe një të tretë, erdhën dhe mjete nga të gjithë qytetet, edhe e fikëm në kohë rekord zjarrin.

Gjendja e banorëve është e stabilizuar, janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë evakuuar në kohë.

Shërbimet policore po bëjnë punën e tyre në këtë drejtim. Dëmi material është goxha i madh, sepse disa biznese u dëmtuan, por rëndësi ka që nuk patëm dëme në njerëz”, u shpreh ai.