MENU
klinika

"Duke filluar nga dita e hënë...."

Kur do të nisin reshjet e shiut dhe të borës

10.12.2023 - 14:12

Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejtë në një emision televiziv ka bërë një parashikim për fillimin e javës së ardhshme, ditën e hënë dhe të martë.

Ditën e hënë dhe ditën e martë kemi sërish përmirësim të kushteve të motit.

Edhe pse sot kemi vlera minimale deri në -4 gradë Celsius, fundjava sjell një përmirësim të temepraturave.

Në zonat malore do të kemi temperatura -2 gradë celcius dhe maksimumet rreth 14 gradë celcius. Ndërsa dita e hënë dhe dita e martë jo vetëm do të sjellin motin me diell, por do të kemi dhe rritje të tempertaurave.

Në orët e mesditës do të kemi dhe tempertaura deri në 17 gradë celcius duke bërë që të kemi temperatura 2 apo 3 gradë më shumë se sa duhet të regjistrohen në muajin dhjetor.

Nga dita e mërkurë vendi ynë parashikohet me mot me kthjellime, por edhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Këto vranësira në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore parashikkohen reshje dëbore me intensitet të ulët.
Për ditën e enjte moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet mesatar ndërsa në zonën e veriut dhe qendër reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore reshje dëbore.
Nga kushte të paqëndrueshme atmosferike do të përfshihet edhe dita e premte. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje përsëri reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar.
Për shkak të depërtimit të masave ajrore më të ngrohta jugore pritet një rritje e temperaturave në mesjavë si dhe përsëri rënie e tyre duke filluar nga dita e premte dhe kryesisht fundjavën e ardhshme.