MENU
klinika

Kosovë

Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2024

15.12.2023 - 15:23

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për buxhetin për vitin 2024, në një seancë të jashtëzakonshme të enjten në mbrëmje, e cila u braktis nga opozita.

Nga 64 deputetë të pranishëm në sallë, 63 votuan për, ndërsa një abstenoi, shkruan REL.

Projektligji ishte aprovuar nga Qeveria e Kosovës më 31 tetor, ndërsa shuma e paraparë buxhetore kap vlerën e mbi 3.3 miliardë eurove – nga 3.2 miliardë sa ishte në këtë vit.

Nga kjo shumë, mbi 1 miliard euro parashihet të shkojnë për subvencione dhe transfere, mbi 850 milionë euro për shpenzime kapitale, mbi 800 milionë euro për paga dhe shtesa dhe afër 500 milionë euro për mallra dhe shpenzime.

Buxheti i vitit 2024 parasheh edhe rritjen e koeficientit të pagave nga 105 euro – sa është aktualisht – në 110.

Ndër vite, një pjesë e madhe e buxhetit të shtetit ka shkuar për sektorin e sigurisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bonusi i fundvitit/ Propozim i Qeverisë së Kosovës

Shpërblim 100 euro për fëmijët dhe pensionistët