Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur edhe në Lezhë. Qyteti është veshur me dekorin festiv, ndërsa ndezja e dritave u bë përmes një ceremonie të veçante në sheshin “Gjergj Kastrioti”.
Pjesë e festës u bënë dhjetëra qytetar mes të cilëve dhe shumë fëmijëve të cilët sfiduan temperaturat e ulëta dhe ju gëzuan atmosferës së krijuar. Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu uroj të gjithë qytetaret për festat e fundvitit.
Atmosfera magjike me zbukurime dhe drita shumëngjyrëshe të shoqëron në të gjithë qytetin, ndërsa qendra e festimeve do të jetë sheshi “Gjergj Kastrioti” ku gjatë gjithë muaji janë planifikuar të organizohen një sërë aktivitetesh.