MENU
klinika

Aleatët e Iranit po kërkojnë të “ndezin gjakrat”

Lufta në Gaza po “stacionohet” në det…

05.12.2023 - 07:30

Tensionet gjeopolitike në Detin e Kuq janë rritur që nga fillimi i konfliktit Izrael-Gaza dhe duket thuajse e pamundur të injorohen zhvillimet në këtë pjesë të globit, duke marrë parasysh rëndësinë, ose më saktësisht faktin që asetet për Izraelin që kalojnë tranzit në rajon. Që nga 7 tetori, milicitë Houthi, aleatë të Iranit, që kontrollojnë pjesën më të madhe të bregut të Detit të Kuq të Jemenit, kanë nisur disa sulme ajrore ndaj Izraelit, dhe në një masë më të vogël, edhe kundër objektivave të SHBA-së në rajon. Nëpërmjet kontrollit të tyre të Hodeidës, portit kryesor të Jemenit në Detin e Kuq, Houthi-t kanë vënë në shënjestër gjithashtu anijet e lidhura me Izraelin në Detin e Kuq jugor. Lufta në Gaza ka rigjallëruar ambiciet ushtarake të grupit, por ka shtuar edhe “bezdisjen” e SHBA-së, që duket si aspak “tolerante”, kur vjen puna tek incidentet që prekin avionët luftarakë, luftanijet apo bazat e saj ushtarake kudo që ato ndodhen.

U.S. Navy Shoots Down Drones in Red Sea After Houthis Claim to Target Israeli Ships - The New York Times

Sulmi i luftanijes

Së fundmi, mediat e huaja kanë raportuar se një luftanije amerikane dhe disa anije të tjera tregtare u sulmuan nga rebelët Houthi të Jemenit. Në fillim Pentagoni u kufizua thjesht duke raportuar lajmin, pa specifikuar megjithatë origjinën e sulmit. Më pas, në qendër të vëmendjes u kthyen te aleatët e Iranit. Episodi, i karakterizuar nga një seri ofensivash detare në Lindjen e Mesme, tani mund t’i hapë rrugën një përshkallëzimi serioz të lidhur ngushtë me luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit. Vetë Houthi-t kanë shënjestruar vazhdimisht anijet që kalojnë tranzit në Detin e Kuq në të kaluarën, ndërsa së fundmi ata kanë lëshuar drone dhe raketa kundër Tel Avivit për të mbështetur kauzën e Hamasit.

Roli i Houthis

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve ndaj USS Carney, një shkatërrues i klasit Arleigh Burke, dhe anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe do të japim informacion kur të bëhet i disponueshëm ,” tha Pentagoni. Më parë, ushtria britanike kishte thënë se kishte pasur një sulm të dyshuar me dron dhe se shpërthime ishin regjistruar edhe në Detin e Kuq, pa dhënë detaje të mëtejshme. “Associated Press” citoi një zyrtar amerikan të thoshte se sulmi filloi rreth orës 10 të mëngjesit në Sanaa, Jemen dhe vazhdoi për rreth pesë orë. Një zyrtar tjetër amerikan tha se Carney kishte kapur të paktën një dron gjatë sulmit. Misteri u zbulua sapo rebelët Houthi morën përgjegjësinë në një deklaratë të lexuar nga një zëdhënës për sulmet ndaj dy anijeve në Detin e Kuq pranë bregut, në përgjigje të luftës në Gaza. Grupi foli për një operacion kundër dy anijeve izraelite të goditura në ngushticën Bab el-Mandeb.

Rëndësia e Detit të Kuq

Prandaj, transporti detar global ka përfunduar në mes të një “stuhie”. Lëvizja e fundit e Houthi-ve ka ngritur shqetësime rreth ndërprerjeve të mundshme në një rrugë jetike të tregtisë globale, përmes së cilës kalon rreth 14 përqind e tregtisë globale, veçanërisht hidrokarburet. Deti i Kuq është gjithashtu një nga korridoret tregtare më të mbrojtura në botë, me SHBA-në, Britaninë, Francën, Italinë, Kinën, Japoninë dhe Arabinë Saudite që kanë një prani ushtarake në Xhibuti, i cili është vetëm 30 km nga Jemeni jugor.Pas këtij qëllimi të deklaruar të Houthis për të shënjestruar anijet, masat e shtuara të sigurisë ka të ngjarë të zbatohen për të parandaluar rrëmbimet e ardhshme të anijeve, veçanërisht ato që përfshijnë anijet izraelite. Për më tepër, në të gjithë këtë, ngecja midis Izraelit dhe Hamasit, rrezikon të kthehet në një konflikt më të gjerë rajonal, pavarësisht armëpushimit të fundit për të lejuar shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve palestinezë mes palëve. Sulmi i Hamasit dhe rifillimi i sulmeve ajrore izraelite kanë fshirë çdo hap të përparimit. Megjithatë, kishte kohë që Houthi-t kishin vënë në shënjestër drejtpërdrejt amerikanët. Tensioni në Lindjen e Mesme tani mund të rritet. Kujtojmë se në vitin 2016 SHBA përdorën raketa lundrimi Tomahawk për të shkatërruar 3 radarë bregdetare në territorin e kontrolluar nga rebelët në Jemen, si hakmarrje për raketat e lëshuara kundër anijeve të marinës së saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN