MENU
klinika

Vizita në SHBA

Lulzim Basha ‘mesazh Berishës’: Sulmet e politikës ndaj SPAK të papranueshme

05.12.2023 - 15:55

Nga SHBA ku ndodhet për vizitë, Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar aksionin e deputetëve të Berishës dhe Bardhit me skenar kaosi në Kuvend teksa pjesë e këtij skenari është edhe një person subjekt i SPAK që është ish-kryeministri Sali Berisha.

Basha në takimin me Robert Benjamin drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të “Institutit Demokratik Amerikan” (NDI) i quajti të papranueshme sulmet e politikës ndaj sistemit të drejtësisë, veçanërisht ndaj SPAK kur vijnë nga subjekte që i ka në hetim apo tendencën për të politizuar SPAK përmes tentativës për të përvetësuar punën e tij nga aktorë politikë.
“Lufta kundër korrupsionit, pastrimi i politikës nga politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar, zgjedhjet e lira e të ndershme janë prioritetet e PD-së.”

Basha ka shpalosur nismat e PD-së që janë, tashmë, në Kuvend, si vetting-u i politikanëve, përmes të cilit synohet pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit, listat e hapura, ku deputetët zgjidhen drejtpërdrejt me votën e qytetarëve, organizimin në një zonë zgjedhore, që krijon barazinë e votës së qytetarëve duke eliminuar difererencat ndërmjet qyteteve të ndryshme dhe mundësimin e votës se diasporës.
Basha ka bërë të ditur se për këto nisma është konsultuar paraprakisht me qytetarët dhe kanë një mbështetje maksimale. Tashmë, pritet vota e deputetëve për t’u shndërruar në detyrime ligjore.
Basha foli dhe për vëmendjen e veçantë që PD-ja po i kushtohet përfshirjes së sa më shumë grave dhe të rinjve gjatë procesit të riorganizimit të Partisë Demokratike dhe projektin e Aleancës Qytetare për Demokracinë, koalicioni që do të kthejë shpresën e shqiptarëve, për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet që presin shqiptarët.
Basha ka shprehur bindjen se me ndihmën e SHBA dhe partnerëve të tjerë, Shqipëria do të arrijë të rikthejë vlerat demokratike.
Në këtë takim Basha ishte i shoqëruar nga nënkryetarja Oriola Pampuri, sekretari për burimet njerëzore dhe koordinimin digjital, Endri Hasa, dhe sekretarët per çështjet ligjore dhe zgjedhore, Indit Sefa dhe Rezart Kthupi.